Në një intervistë për emisionin Dekalog me Roland Qafokun në DritareTV, Edvin Kulluri, ish-anëtar i Partisë Demokratike, foli me ironi ndaj Gazment Bardhit, një prej figurave aktuale drejtuese në PD.
I pyetur nëse e njeh
personalisht Bardhin dhe çfarë mendimi ka për të, Kulluri dha këtë përgjigje:
“Gazment Bardhin? Nuk e njoh.
Nuk kam pasur ndonjë aktivitet të përbashkët politik me të. Unë jam te brezi
tjetër i PD-së, brezi që të paktën një herë ka fituar.
Nëse do njihja atë PD që
përfaqëson Bardhi, do isha ende atje. Unë ika kur PD-ja u katandis kështu.”
Moderatori Roland Qafoku e
ngacmoi më tej.
“Domethënë ti Gazment Bardhin
nuk e njeh?”
Kulluri u përgjigj pa ekuivok:
“S’e njoh fare. Ndoshta mund ta
kem takuar njëherë në oborrin e PD-së kur ishte i panjohur. Po unë po ta njihja
atë PD, nuk do isha këtu, do isha ende atje.”
No comments:
Post a Comment