Në emisionin e tij të fundit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia adreson situatën politike shqiptare pas zgjedhjeve të fundit dhe rolin e opozitës, veçanërisht Partisë Demokratike. Ai e përshkruan opozitën si “një kufomë të vdekur” që vazhdon të jetë pengesë për zhvillimin normal të politikës në vend.
“Duhet të vazhdojë media dhe shoqëria të merret akoma me një gjë tashmë që është një kufomë e vdekur, por vetëm që kemi rënë të gjithë në kurthin e kësaj kufome që është opozita shqiptare ose më saktë Partia Demokratike,” thotë Demalia. Ai thekson se megjithë certifikimin e zgjedhjeve nga komisionet ndërkombëtare, si ODIR, OSBE dhe vlerësimet pozitive nga liderët europianë dhe SHBA-ja, opozita vazhdon të kontestojë rezultatin. “Në një kohë që zgjedhjet u mbyllën dhe u çertifikuan nga komisioni zgjedhor ODIR, OSBE po ashtu dhe liderët europianë dhe SHBA kanë uruar për zhvillimin normal të qetë të zgjedhjeve… padyshim ka pasur parregullësi, por që nuk deformojnë rezultatin e zgjedhjeve,” shpjegon Demalia. Gazetari i konsideron veprimet e opozitës “këngë kukuvajkësh” që nuk kanë kuptim dhe paralajmëron se kjo rrugë do të çojë vetëm në humbje më të thella në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kombëtare. Ai shton se Partia Demokratike është bërë “qesharake” në shërbim të një “kufome politike” që mbështet krimet dhe vjedhjet e kaluara, duke bllokuar përparimin demokratik. “Qëllimi i kësaj opozite, ose saktë Partisë Demokratike që bjerë dhe bëhet qesharake çdo ditë, është në shërbim të një kufome politike për të mbrojtur kufomën dhe jenat rreth kufomës së krimeve dhe vjedhjeve të zullumeve që ka shkaktuar shqiptarëve të Shqipërisë,” përfundon Demalia.
No comments:
Post a Comment