Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste në të dy shtetet.
Drejtuesi
i SPAK deklaroi se u godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në
Shqipëri.
Altin
Dumani, në konferencën për mediat u shpreh se ka dyshime të forta se ky grup
kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në
pastrimin e parave.
"Është
arritur ti jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të
fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në
trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.
Ky
operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv
informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur
institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë,
profesionalizëm dhe besim.
Shpreh
mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, Policinë e Shtetit dhe
partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të
jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë
gjatë hetimeve të kryera", tha Dumani.
No comments:
Post a Comment