Shqipëria shkon në finalen e madhe të 17 majit në Eurovision. Performanca spektakolare gjatë garës parafinale dha rezultatin e saj me një kalim të këngës “Zjerm” dhe Shkodrën Elektronike në finalen e Eurosong.
10 shtetet finaliste të
gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia,
Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina. Nata e parë
e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe
Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik
i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.
Artistët finalistë, përfshirë
Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e
Eurovision 2025.
Menjëherë pas mbarimit të
spektaklit dhe votimit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një
video-postim të performimit të grupit dhe një mesazh në rrjetin social. “Zjerm
në finalen e 17 majit në Eurovision! SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT!”, shkruan
kryeministri, duke e shoqëruar edhe me disa emoji zjarri e qielli me yje.
Edhe kryeministri i Kosovës,
Albin Kurti, me një postim në rrjetin social shprehu mbështetjen e tij dhe
apeloi për shqiptarët që të votonin për këtë këngë. “Të dashur vëllezër e motra
shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit,
shndrit, shndrit!”, shkruan Kurti.
No comments:
Post a Comment