Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, May 6, 2025

Shabani: LSI-ja “dyqan votash” që i shet herë njërës palë, herë tjetrës

 

Në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalia, i ftuar ishte kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani. Ai deklaroi qartë se nuk do të bashkëpunonte me Edi Ramën për krijimin e qeverisë, edhe nëse Rama nuk arrin shumicën absolute.



Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një qarkullim elitash dhe ky proces duhet të fillojë nga largimi i figurave të vjetra si Rama, Berisha dhe Meta nga politika. Shabani parashtroi disa skenarë të mundshëm paszgjedhorë, duke përmendur mundësinë e një rebelimi të brendshëm në PS ose PD, krijimin e një qeverie të re në parlament pa “të vjetrit”, apo bashkimin e tyre në një qeveri të gjerë për “integrimin europian”. Ai kritikoi LSI-në si një “dyqan votash” që i shet herë njërës palë, herë tjetrës, dhe tha se blerja e deputetëve është praktikë e zakonshme.

 


Në fund, theksoi rëndësinë e një opozite të vërtetë përballë një shumice të mundshme të bashkuar dhe parashikoi që koalicioni i tij ka potencial të marrë të paktën 10% të votave në zgjedhje, pavarësisht sondazheve që e japin më poshtë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot