Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi nën siglën e PD-AShM në Qarkun Tiranë, ka folur për Report Tv pasi KAS rrëzoi kërkesën e tij për rinumërim të votave preferenciale.
"De fakto nuk u morën me kërkesat tona, përmbajtjen e
provave, u morën me një artificë të pakuptimtë që është “subjekti duhet të
kërkojë rinumërim”, ndërkohë që kryetari i PD është shprehur pro. Kaq di nga
seanca, thelbi është që nuk bazohet ke provat e dërguara por te një artificë.
Presim për hapat e tjera. Unë vetë në prova kam evidentuar
shifra gabim në proces-verbale. Kemi parë edhe disa kamera, parregullsi në
qindra vota jo vetëm të miat, që në video janë ndryshe nga proces- verbali.
Nëse subjekti politik duhej të dërgonte një shkresë, duhet të na e
thonin", tha ai.
PD dhe PS bashkuan votat në KAS duke rrëzuar kërkesën e 4
kandidatëve demokratë për rinumërim e votave të tyre.
No comments:
Post a Comment