E ftuar në emisionin “N'xhiro me Syçin” të Ilir Demalias, kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, nën siglën e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, shpalosi mendimet e saj mbi listat e hapura, ndikimin e tyre në elektorat dhe dinamikat brenda partisë. E pyetur nëse është e pakënaqur që është përfshirë në listë të hapur, Kodheli theksoi se ndjehet mirë me këtë vendim dhe nuk e ka konsideruar veten asnjëherë të privilegjuar. Ajo shtoi se ndjen privilegjin më të madh për faktin që i ka shërbyer vendit dhe njerëzve.
“Do të më kishte mbetur hatri sikur të isha në listë të mbyllur. Kam kërkuar vetë të jem në listë të hapur, sepse besoj se kjo më jep mundësi të vërtetoj mbështetjen që kam nga qytetarët,” u shpreh ajo.
“Shpresoj që listat e hapura të maksimizojnë votën, por kam dyshimet e mia,” përfundoi ajo, duke shprehur bindjen se në Tiranë synimi është të sigurohen 19 mandate.
No comments:
Post a Comment