Piro Milkani, një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, mbylli sytë përgjithnjë të shtunën në mbrëmje në moshën 86-vjeçare.
“Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkroi djali i tij, Eno
Milkani, në një postim në rrjetet sociale ku njoftoi ndarjen nga jeta të të
atit, i cili u përcoll këtë mesditë në banesën e fundit.
Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës dhe
qysh herët u dallua talenti i tij i rrallë në kinematografi. Pas studimeve në
Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, u kthye në Shqipëri, ku nisi punë në
Kinostudion “Shqipëria e Re”, fillimisht si operator dhe më pas si regjisor, ku
la gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar me mbi 20 filma e
dokumentarë, ku pasqyronte realitetin e shoqërisë dhe reflektonte kritikat për
problemet e kohës, duke i dhënë filmit shqiptar dimensione njerëzore,
psikologjike dhe shoqërore,
Filma si “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Kur zbardhi një
ditë”, “Zonja nga qyteti”, “Ballë për ballë”, Shtigje lifte, Ngadhënjim mbi
vdekje mbajnë vulën e regjisë së tij.
Për Piro Milkanin, kinematografia ishte pasion dhe mënyrë e të
jetuarit, ndaj nuk reshti asnjëherë së kontribuari, përfshirë pedagogjinë, duke
ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë, drejtimin e
institucioneve kulturore dhe organizimin e festivaleve të filmit.
Ai u nderua me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin
“Artist i Popullit” dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar”.
No comments:
Post a Comment