Fatos Lubonja foli në News 24 lidhur me atë çka pritet të bëjë PD pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Lubonja theksoi se këto zgjedhje hodhën poshtë tezën se Rama fiton se ka Berishën përballë.
“Janë dy gjëra që duhen ndara. Një gjë është kush fitoi dhe si fitoi, kush humbi dhe si humbi, dhe pastaj është përgjegjësia që mund të kenë aktorët për humbjen. Unë i ndaj këto të dyja në këtë.
E hedh poshtë një tezë, që ka
qarkulluar vazhdimisht dhe sipas mendimit tim e hodhën poshtë këto zgjedhje, se
Rama fiton se ka Berishën përballë. E hedh poshtë këtë. Krahas me këtë tezë u
dha me shifra se PS ka marrë të vetët.
PD-së i kanë ikur. Kjo nuk
qëndron. Për shumë arsye, e kam thënë se këtu është një regjim që ka ecur
përpara. Nuk është e njëjta gjë si në zgjedhjet me parë. Është prishur
ekuilibri i forcave. Edi Rama ka marrë të gjitha pushtet. Rezultati i votës do
shpjegohet me këtë.
Lubonja shton se debati tanimë
nuk duhet të jetë se çfarë duhet bërë në PD apo me Berishën. Sipas tij, edhe
sikur të vijë më i miri nuk mund të fitojë përballë narko-shtetit. Debati për
Lubonjën, tani e tutje duhet të jetë si do ja bëjmë me regjimin.
Ato parti qenkan formuar që të
mos lenë Berishën të fitojë, apo janë formuar të sfidojnë Ramën. Nokës i kam
thënë herën e fundit, ke mungesë sensi realiteti. U ndamë duke na thënë ne do
fitojmë. Po humbe, i thashë, mos hajde. Ai erdhi.
Debati nuk duhet të jetë PD-ja,
duhet të jetë regjimi. Si do ja bëjmë të shpëtojmë? Akoma të themi e ka fajin
PD-ja se fito Edi Rama. Nuk e ha njeri këtë. Më i miri të vijë këtu, aq më keq
do luftohet. Nëse gara bëhet kush ka më shumë para dhe pushtet, ai merr më
shumë votues, ka mbaruar gara” – tha Lubonja.
No comments:
Post a Comment