Në një intervistë në emisionin “N'xhiro me Syçin”, Qori foli edhe për ndikimin dhe arritjet e dy liderëve të njohur politikë, Sali Berisha dhe Edi Rama, në Shqipëri. Arlind Qori, i ftuar në emision, ndau mendimet e tij për periudhën e gjatë që këta liderë kanë kaluar në politikë dhe pasojat që kanë pasur për vendin.
Kur u pyet për Berishën, Qori e
përshkroi atë si një person “shumë të etur për pushtet dhe për pasuri”. Ai
shtoi se për të, Berisha ka dëmtuar seriozisht Shqipërinë dhe ka penguar
realizimin e potencialeve të mëdha të vendit. "Na kanë lënë pa realizuar
shumë nga potencialet tona, qofshin ato natyrore apo njerëzore. Shqiptarët që
punojnë dhe studiojnë në Perëndim dalin mirë, që do të thotë se nuk kemi ndonjë
defekt thelbësor si komb, por marrëdhëniet politike dhe sociale janë ato që na
kanë lënë pas," shprehu ai.
Përsa i përket Edi Ramës, Qori
tha se ai është po aq i etur për pasuri dhe pushtet si Berisha, dhe për pasojë
ka shkaktuar shumë dëm për vendin. Ai theksoi se, megjithatë, Rama ka bërë disa
ndryshime pozitive në infrastrukturën e vendit, si ndërtimin e disa rrugëve dhe
përmirësimin e estetikës urbane, veçanërisht në Tiranë, ku disa të huaj
gjithashtu e kanë lavdëruar pamjen e kryeqytetit.
No comments:
Post a Comment